Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata në Ferizaj

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj – Policia e Kosovës njofton se të enjten në Ferizaj është arrestuar një personin i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje’’ me dënim burgimi prej një viti.

Bëhet e ditur se i arrestuari është një 49-vjeçar  me inicialet B.K, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë