Arrestohet një person i kërkuar nga Gjykata, dërgohet në burg

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prizren – Policia e Kosovës njofton se të martën  në Prizren është arrestuar dyshuari D.G., 32 vjeçar, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë.

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është shoqëruar në stacionin policor ne Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti  është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 14 muajve burgim. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë