Arrestohet një malazez i dyshuar për krime lufte në Pejë gjatë vitit 1999
Raporton; “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën është arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale. /BetimipërDrejtësi