Arrestohet një i dyshuar për posedim të narkotikëve dhe para false

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit të shtëpinë e tij ka hasur në 14.9 gramë narkotikë të llojit heroinë, 412 gramë substancë e përzier dhe 10 euro false.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të policisë ku thuhet se arrestimi ka ndodhur të hënën, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Si prova materiale, Policia ka konfiskuar edhe dy telefona celularë dhe 326.5 euro.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë