Arrestohet një i dyshuar për ngacmim seksual në Lipjan

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Lipjan – Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar në Lipjan i dyshuar për ngacmim seksual dhe kanosje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari ka ngacmuar seksualisht një grua, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me vendim të së cilit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë