Arrestohet një i dyshuar në Pejë për armëmbajtje pa leje

Stacioni Policor në Pejë
Author

Raporton: Rita MAZREKAJ

Maj 22, 2020

Pejë – Të enjten, Stacioni Policor në Pejë ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Një informacion i tillë është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Rr. Maja e zezë, Pejë 21.05.2020 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /BetimipërDrejtësi