Arrestohet në Pejë i dyshuari për posedim të paautorizuar të marihuanës

Stacioni Policor në Pejë
Author

Raporton: Rita MAZREKAJ

Maj 21, 2020

Pejë – Policia e Kosovës në Pejë, të mërkurën, ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Një informacion i tillë është bërë i ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar rreth 2 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë, letra te cigareve, mbetje e substancës narkotike dhe një peshore digjitale për matjen e substancës se dyshuar”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /BettimipërDrejtësi