Arrestohet i mituri në Gjakovë, dyshohet se ia vodhi një gruaje portofolin me 1 mijë e 100 euro

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjakovë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një i mitur në Gjakovë, nën dyshimin se vodhi portofolin me 1 mijë e 100 euro, në shtëpinë e një gruaje.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur më 18 shtator, rreth orës 15:00, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që kishte vjedhur portofolin me 1100 € në shtëpinë e viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë