Arrestohet i dyshuari se sulmoi seksualisht një të mitur në Mitrovicë
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se të shtunën është arrestuar një person në Mitrovicë, nën dyshimin se sulmoi seksualisht një të mitur.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti kishte ndodhur më 3 qershor, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Është arrestuar me 04.06.2022 i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me datën 03.06.2022 dyshohet ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare- e mitur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Sipas policisë, rasti është në proces hetimi. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë