Arrestohet i dyshuari se përmes telefonit kanosi me vrasje një grua

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Gjilan- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person, nën dyshimin se kanosi një grua përmes telefonit.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas policisë, i dyshuari e kishte thirrur dhe kanosur viktimën përmes telefonit, derisa ajo kishte qenë në stacion policor duke dhënë deklaratë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar para stacionit policor dhe se gjatë shoqërimit ka kanosur dhe fyer edhe zyrtarët policorë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë