Arrestohet i dyshuari për vjedhje të pyllit dhe kanosje, po kërkohej me urdhëresë të gjykatës

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Vushtrri- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar F.S (30-vjeçar) nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Vjedhje pylli”.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i njëjti po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në orët e mbrëmjes së datës 08 qershor 2022, Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në një pikë kontrolli në Vushtrri, ka ndaluar një person për të cilin kishte urdhëresë aktive të lëshuara nga gjykata kompetente.  Sipas urdhëresës aktive është arrestuar i dyshuari, F. S., 30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me urdhëresë për vepra penale “ Kanosje” dhe “Vjedhje pylli””, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë