Arrestohet i dyshuari për vjedhje pylli në Vushtrri, po kërkohej me dy urdhëresa të gjykatës
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Vushtrri- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar B.B (25-vjeçar), për të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, kishte lëshuar dy urdhëresa për veprën penale “Vjedhje pylli”.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë të dielën, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Me datë 05.06.2022, policia në Vushtrri ka realizuar dy urdhëresa të lëshuar nga Gjykata. Në rrugën “Dëshmorët e kombit” është ndaluar i dyshuari B.B., 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë- dega në Vushtrri, kishte lëshuar dy urdhëresa, për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresave të gjykatës, i njëjti edhe dërguar për vuajtje të dënimit të përcaktuar me ligj. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.