Arrestohet i dyshuari për posedim të 0.6 gram substancë narkotike
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar D.A (24-vjeçar) nën dyshimin për posedim të 0.6 gramëve substancë e dyshuar narkotike.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se rasti ka ndodhur në jug të Mitrovicës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në orët e mbrëmjes së datës 08 qershor 2022, policia në Mitrovicën e Jugut ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope apo analoge”. Arrestimi i të dyshuarit është realizuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë 0.6 gram”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, D.A është intervistuar në cilësi të të dyshuarit dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.