Arrestohet i dyshuari për përleshje fizike në Vushtrri
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Vushtrri- Policia e Kosovës (PK) njofton se ka arrestuar një person nën dyshimin për përleshjen e ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se si pasojë e përleshjes, dy persona-viktima kanë kërkuar tretman mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në orët e mbrëmjes së datës 14 qershor 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar dhe është iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se si pasojë e një përleshje e ndodhur në rrugën ‘Bedri Pejani’ në Vushtrri, dy persona – viktima kanë kërkuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore, me ç’rast është identifikuar dhe është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa në cilësi të provës materiale nga i njëjti është sekuestruar një (shufër metali).
“Rasti është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale ‘lëndim i rëndë trupor’. Ndërsa pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.