Arrestohet i dyshuari për narkotikë, kërkohej nga autoritetet që nga 2016-ta

Arrestim
Author

Raporton: Driton NOCAJ

Maj 22, 2020

Pejë – Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shkak të veprën penale të “Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, i cili kërkohej përmes urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, që nga viti 2016.

Ky arrestim është bërë i ditur përmes njoftimit për media nga Policia e Kosovës, ku thuhet se i njëjti ka ndodhur pas një zbatimi të planit operativ.

“Më datë 22.05.2020. Rreth orës 06:05 minuta Zyrtaret Policor nga Stacioni Policor Klinë, të mbështetur nga NJRSH – DRP-Pejë, kanë vepruar sipas Planit Operativ me ç’rast kanë arrestuar personin e kërkuar A. I. B. nga fshati Zabergjë – Klinë, i cili kërkohej sipas Urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, Urdhëresa PNKR. nr. 42/16. për Vepër Penale “ Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të dyshuarit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. /BetimipërDrejtësi