Arrestohet i dyshuari për kultivim të mbi 70 bimëve kanabis

Raporton: Nuraje BLLACA

Prishtinë – Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar një person, nën dyshimin për kultivimin e 72 bimëve të kanabisit.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh policisë, ku thuhet se njësitet policore kanë vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata dhe kanë kryer kontrollin e një shtëpie, me dyshimin e bazuar se në atë shtëpi janë duke u kultivuar bimë narkotike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjatë kontrollit në shtëpi janë gjetur dhe konfiskuar 72 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis”, thuhet në raport.

Sipasa policisë, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. PranoLexo më shumë