Arrestohet i dyshuari për falsifikimin e vendimeve për invalidë të UÇK-së

Arrestohet i dyshuari për falsifikimin e vendimeve të invalidëve të UÇK, 13.07.2018
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Korrik 13, 2018

Prishtinë – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerr aktvendim për ndalimin e personit D.G, i arrestuar nga Policia e Kosovë.

Lajmit e ka bërë të ditur Prokurori i Shtetit me anë të një komunikate për media.

Sipas kësaj komunikate, D.G. është arrestuar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se nga muaji tetor 2015, e deri në muajin mars 2018, në mënyrë ta vazhdueshme gjatë kryerjes së detyrës si agjent në kompaninë e sigurimeve “Dukagjini”, dega në Podujevë, ka falsifikuar vendimet e invalidëve të UÇK-së, dhe ka vënë në lajthim personat e autorizuar në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, për të vërtetuar një çështje të pavërtetë e paraparë të shërbej si provë për regjistrimin e automjetit

“I pandehuri D.G. personave të autorizuar të kësaj qendre ia ka prezantuar vendimin kinse personat kanë qenë invalid të Luftës së UÇK-së, edhe pse këta nuk e kanë pasur këtë status.  Me këto veprime i pandehuri D.G. ka kryer veprën penale “legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të KPK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorit të Shtetit.

“Prokurori i rastit ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.G. pasi që ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, si dhe, rreziku i ndikimit tek të dëmtuarat dhe dëshmitarët”, përfundon komunikata.