Arrestohet 32-vjeçari në Ferizaj, po kërkohej për sulm ndaj personit zyrtar

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar I.S (32-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i të dyshuarit u bë nga policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 06:00 në fshatin Lloshkobare, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas policisë, I.S po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”  me dënim burgimi prej 18 muajve.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë