Arrestohet 26-vjeçari në Ferizaj nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike ndaj gruas

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ferizaj- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar Z.A (26-vjeçar) nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij M.M (22-vjeçare), duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se viktima kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 17:00 kishte pranuar një informacion se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Z.A (M/K) i moshës 26 vjeçar, përsëritës i dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet M.M ( F/K) e moshës 22 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas intervistimit nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë