Arrestohen tre persona në Drenas, një për kanosje e dy të tjerë për vjedhje të rëndë

Arrestim (3)
Author

Raporton: Mirjeta PLAKIQI

Maj 22, 2020

Drenas – Policia e Kosovës (PK), të enjten, ka arrestuar tre persona në Komunën e Drenasit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes raportit 24 orësh, ku thuhet se një person është arrestuar për kanosje të një personi tjetër, kurse dy të tjerë për vjedhje të rëndë.

Sipas raportit, dy të dyshuarit kanë kryer vjedhje në lokacione të ndryshme dhe se gjatë bastisjes në një pronë të tyre, policia ka gjetur gjësende të ndryshme të vjedhura, të cilat edhe janë sekuestruar.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari për kanosje është liruar në procedurë të rregullt, kurse dy të dyshuarit për vjedhje të rëndë janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi