Arrestohen nëntë persona nën dyshimin se u përleshën fizikisht në Prishtinë

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se janë arrestuar nëntë persona në Prishtinë, nën dyshimin se të njëjtit u përleshën fizikisht.

Përmes raportit 24 orësh, policia bën të ditur se tre prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Janë arrestuar nëntë (9) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre prej tyre kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, tetë prej të dyshuarve u dërguan në mbajtje, ndërsa një u lirua në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë