Arrestohen katër persona për ryshfet, mes tyre punëtorë të Prokurorisë e Gjykatës Themelore në Prishtinë

prokuroria
Author

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Shkurt 14, 2020

Prishtinë – Policia e Kosovës, të premten gjatë ditës, ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “marrje ryshfeti” dhe “dhënie ryshfeti”.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e Prokurorit të Shtetit.

Sipas komunikatës në fjalë, të arrestuar në këtë rast janë edhe një punëtor i Prokurorisë Themelore në Prishtinë me inicialet F.K dhe një punëtor i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me inicialet I.I, si dhe dy persona të tjerë me inicialet B.P dhe I.S.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”. Dy të arrestuarit janë, personi me inicialet F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe personi me inicialet I.I. punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.

Gjithashtu, në komunikatë thuhet se të katër të dyshuarit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici. /Betimipërdrejtësi