Arrestohen dy të mitura nën dyshimin se incizuan dhe e shpërndanë videon duke kanosur me thikë një të mitur tjetër

Raporton: Nuraje BLLACA

Prizren – Policia njofton se ka arrestuar dy të mitura, nën dyshimin se me mjet të mprehtë-thikë, kanë kanosur një të mitur tjetër.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës (PK), ku thuhet se të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi           

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë