Arrestohen dy të dyshuar për dhunë në familje

Policia_e_Kosoves
Author

Raporton: Teuta GASHI

Prill 2, 2020

Gjilan – Policia e Kosovës, të mërkurën, ka arrestuar dy persona të dyshuar se pas një mosmarrëveshje familjare kanë ushtruar dhunë fizike.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit.

Sipas raportit, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, me ç’rast i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve të marra nga ana e të vëllait.

Kurse i arrestuari tjetër dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Sipas raportit në fjalë, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”. /BetimipërDrejtësi