Arrestohen dy persona në Prizren, njëri për kanosje e tjetri për hapje të lokalit

policia-2-780x439
Author

Raporton: Liridon PNISHI

Mars 24, 2020

Prizren – Gjatë të hënës kanë ndodhur dy arrestime në Prizren.

Një person është arrestuar për kanosje, përderisa tjetri për shkak të mos respektimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga virusi Covid-19.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës në Prizren, të hënën në ora 20:50, është arrestuar i dyshuari i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Tutje sipas raportit, një ankues e ka informuar Policinë e Kosovës, se një i dyshuar e ka kanosur me armë zjarri, për çka ky i fundit është shoqëruar në stacion policor dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Këto dy raste për “Betimi për Drejtësi” i ka konfirmuar edhe prokurori Besim Susuri.