Arrestohen dy persona në Istog për prodhim dhe vënie në qarkullim të mishit të papërpunuar dhe pa licencë

auto_Ndertesa_e_komunes_se_Istogut_-_23_mars_2015-Driton_Bublaku_31559369635
Author

Raporton: Alban MEHMETAJ

Mars 24, 2020

Istog – Dy persona janë arrestuar në Komunën e Istogut, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Sipas zyrës për informim publik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, janë arrestuar dy persona, ku pas intervistimit njëri nga ta është liruar ndërsa tjetri është ndaluar në mbajtje.

“Më 23 mars 2020 pas një pune hetimore njësiti i krimeve ekonomike kanë shkuar në dyqanin “Rina Komerc” dhe aty kanë takuar dy të dyshimtit K-Shqiptar, ku në produkte të mishit të papërpunuar dhe pa licencë kishin vendosur logot e firmës së tij. Në bashkëpunim me inspektorët e veterinës është konfiskuar dhe asgjësuar sasia e mishit”, thuhet në njoftimin publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Përndryshe në Komunën e Istogut këto janë arrestimet e para që nga koha kur Republika e Kosovës ka identifikuar rastet e para me koronavirus. /BetimipërDrejtësi