Arrestohen dy persona në Gjakovë, dyshohet se shantazhuan një grua përmes rrjetit social

cccc
Author

Raporton: Senad LOKAJ

Prill 2, 2020

Gjakovë – Dy persona janë arrestuar në Gjakovë, për shkak të dyshimit se të njëjtit e kanë kryer veprën penale të shantazhit.

Në gjë e tillë është bërë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, arrestimi i të dyshuarve ka ndodhur në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, rreth orës 12:55.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit përmes rrjetit social kishin shantazhuar viktimën femër kosovare duke i kërkuar të holla që mos të publikojnë fotot e saj”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu bëhet e ditur se, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi