ARMEND ZYMBERI DHE VETEON KRYEZIU DËNOHEN ME BURGIM ME KUSHT DHE 400 EURO GJOBË PËR VJEDHJE

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Armend Zymberi dhe Veton Kryeziu të akuzuar për veprën penale  “vjedhje” në bashkëkryerje, të mërkurën, në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, e kanë pranuar fajësinë dhe janë dënuar me nga shtatë muaj burgim me kusht, si me nga 400 euro gjobë.

Armend Zymberi dhe Veton Kryeziu, akuzohen se më 3 tetor 2013, në kohë të pacaktuar, në shkollën e mesme “Mehmet Isai” në Gjilan, përkatësisht në kabinetin e lëndës së makinerisë, të pandehurit së bashku me të miturit B.Z. dhe N.P. me qëllim që vetes t’i sjellin përfitime të kundërligjshme pasurore kanë kryer vjedhje në dëm të dëmtuarës SH.M. “Mehmet Isai” në atë mënyrë që pasi kanë hyrë në kabinet për të vijuar mësimin, ku për një moment nga aty vjedhin dy komplete gidore (çelësa) dhe i fusin në çantën e të miturit B.Z., meqë rast të dëmtuarës, shkollës i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 400 euro.

Shqyrtimi i së mërkurës ndaj të akuzuarve Armend Zymberi dhe Veton Kryeziu, ishte shqyrtim fillestar, në të cilin të akuzuarit menjëherë pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Shefik Mehmeti, kanë pranuar fajësinë.

Pas deklarimit të akuzuarve ,prokurori Shefik Mehmeti pranoi pranimin e fajësisë nga të akuzuarit dhe kërkoi nga gjykata që të njëjtit ti shpall fajtor për veprën penale të kryer dhe t’i shqiptohet sanksion penal i paraparë me ligj.

Pas kësaj gjykatësi i çështjes Ramiz Azizi mori aktvendim me të cilin pranoi pranimin e fajësisë nga të akuzuarit  Armend Zymberi dhe Veton Kryeziu,të cilët i shpalli fajtor dhe i dënoi me 7 muaj burgim me kusht, si dhe dënim me gjobë në vlerë prej 400 euro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë