ARIANIT SAHITI DËNOHET ME GJASHTË MUAJ BURGIM ME KUSHT PËR SHKATËRRIM TË PARKUT NË GJILAN
Raporton: Syzana REXHEPI
Gjilan – Arianit Sahiti,i akuzuar për veprën penale “ asgjësim apo dëmtim i pasurisë ” ,u dënua me burgim me kusht në kohëzgjatje prej gjasht muaj. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Sahiti u shpall të enjten në Gjykatën Themelore në Gjilan nga gjykatësi individual Ramiz Azizi.
I pandehuri pas pranimit të fajësisë për veprën penale që ngarkohej deklaroi se i vjen keq për rastin e ndodhur, por premtoi se nuk do të kryen vepër tjetër penale, si dhe këroi nga gjykata t’i shqiptoj një dënim me të butë..
Arinit Sahiti akuzohet se më 22 qershor 2015, me dashje e ka dëmtuar parkun e lagjes Arbëria ,ku e ka bërë të papërdorshëm pasurinë e të dëmtuarës – Kuvendit Komunal në Gjilan, në atë mënyrë që i pandehuri së bashku me dy të mitur,i kanë dëmtuar ulset e parkut, dritat si dhe disa drunj.