ANËTARI I TRUPIT GJYKUES NUK NJOFTON PËR MUNGESËN E TIJ NË SEANCËN PËR KORRUPSION
Raporton: Syzana REXHEPI
Gjilan – Shqyrtimi gjyqësor kundër të akuzuarit Fejzulla Avdyli, i paraparë të mbahet të martën në Gjykatën Themelore në Gjilan, është shtyrë për shkak të mos prezencës së antarit të trupit gjykues, Aziz Shaqiri. Gjyqtari Shaqiri, edhe përkundër faktit që kishte qenë i njoftuar për këtë seancë, i njëjti ka prezentuar në një shqyrtim tjetër gjyqësor. Megjithatë për mungesën e tij në këtë rast, nuk e kishte njoftuar me kohë kryetaren e trupit gjykues Emine Salihu, e cila këtë seancë e caktoi për datën 19 maj 2016.
Ky proces gjyqësor zhvillohet në bazë të akakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, sipas së cilës Fejzulla Avdyli akuzohet se gjatë periudhës kohore 2007-2008, na cilësinë e inkasantit në kompaninë “Higjena” ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Gjatë asaj periudhe, Avdyli ka keqpërdorur mjete finaciare të cilat i kishte arkëtuar nga klientë të ndryshm të kompanisë, ashtu që një pjesë të parave që i kishte arkëtuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim të përfitimit e të dobisë pasurore, i kishte ndalur për veti. Me këtë veprim ai kishte dëmtuar kompaninë në fjalë në shumën prej 2.425.16 euro.