Amnistia e ligjshme e korrupsionit
Raporton: ”Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” për amnistinë e ligjshme të korrupsionit.
Si i akuzuari për marrje të ryshfetit Nuredin Bislimi, është dënuar me aktgjykim përfundimtar dhe nuk e ka mbajtur asnjë ditë burgim?
Kush ka dështuar në kapjen e të dënuarit për korrupsion për ta vuajtur dënimin e shqiptuar me burg?
Kush është fajtor sipas gjykatës, prokurorisë, policisë dhe avokatëve?
Ku fshihet i dënuari për korrupsion, ndaj të cilit edhe pak ditë vjetërsohet lënda dhe do të mbetet i lirë pa pasoja?
Në rastin tjetër, ndiqeni se si u vjetërsua lënda e korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Pse ishte rrëzuar aktakuza ndaj ish-referentëve në Komunën dhe Gjykatën e Gjykatës?
Pse Prokuroria nuk kishte vepruar me kohë në ndjekjen penale të këtij rasti ?
Gjatë këtij emisioni do të mund të ndiqni edhe rubrikën e përjavshme të monitorimit të rasteve të korrupsionit në të gjithë gjykatat e Kosovës.