Ambasadori amerikan nderon policët kosovarë që humbën jetën gjatë detyrës

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, sot ka nderuar policët e Kosovës që kanë humbur jetën e tyre në krye të detyrës.

Ambasada Amerikane në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur që Hovenier ka nderuar punën e policëve të Kosovës.

“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tuaj”, ka shkruar ambasada e SHBA-së në Twitter./ BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë