AKUZOHET DREJTORESHA E SHKOLLËS FILLORE NË KAMENICË PËR MARJE TË RYSHFETIT NGA MËSIMDHËNËSJA

Raporton: Syzana REXHEPI

Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan, të martën ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor ndaj Arbenita Kryeziu, e cila akuzohet për marrje të ryshfetit në cilësinë e Drejtoreshës së Shkollës Fillore “ Kadri Zeka”  në fshatin Desivojcë të Komunës së Kamenicës”.

Sipas prokurorisë, Arbenita Kryeziu akuzohet se prej nëntorit 2010 deri në prill të viti 2011, në intervale të ndryshme kohore, në fshatin Desivojcë, Komuna e Kamenicës, në kuadër të autorizimeve të saj si Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Kadri Zeka” kishte kërkuar përfitim pasuror  për vete për një veprim zyrtar të cilin ishte dashur t’i kryente, e cila ia shton numrin e orëve Fatlume Morinës dhe si kundër shpërblim për këtë kërkon nga e njëjta 20 euro në muaj, kurse vetes në total  i kishte sjellë përfitime pasurore në vlerë 120 euro.

Shqyrtimi ka vazhduar me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, Arsim Thaçi dhe Driton Bunjaku. Në dëshminë  tij, Arsim Thaçi, i cili gjatë vitit 2010-2011 kishte qenë mësimdhënës në Shkollën Fillore “ Kadri Zeka”, tha se se i njihte të dyja, pasi që Arbenita ka qenë Drejtoreshë e Shkollës, ndërsa Fatlumja ka qenë mësimdhënëse në shkollën e lartcekur. Ai tha se nuk e di se a ka pasur ndonjë marrëveshje ndërmjet Fatlumes dhe Arbenitës dhe nuk kishte njohuri se Fatlumja i kishte dhënë para Arbenitës për t’ia shtuar numrin e orëve.

Lidhur me këtë rast ka dëshmuar edhe Driton Bunjaku, edhe ky mësimdhënës në këtë shkollë, i cili tha se për problemin në mes të Arbenitës dhe Fatlumës kishte dëgjuar vetëm përmes mediave  dhe nuk dinte nëse i kishte kërkuar Arbenita para Fatlumës.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë