Akuzat për dallavere në konkursin maratonik për stomatolog

Betimi për Drejtësi

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” lidhur me akuzat për dallavere në konkursin maratonik për pozitën e stomatologut në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog.

Tri herë është shpallur dhe anuluar ky konkurs, në të cilin gjithmonë fitues ka dalë kandidati Shefqet Mehmetaj. Por, janë ngritur dilema të shumta rreth zgjedhjes së tij me meritë në këtë pozitë, pasi kryetarja e Komisionit përzgjedhës, doktoresha Lirije Shoshi, thotë se komisioni e ka zgjedhur kandidatin Shkëlqim Mahmutaj, si më të mirin, por që në fund është pranuar gjithmonë Shefqet Mehmetaj. Ky i fundit ankohet se i janë shkelur të drejtat, ndërsa rasti me pretendimin për dallavere në këtë konkurs, tashmë është paraqitur për hetim në Prokurori.

Për më tepër, ndiqeni hulumtimin e zhvilluar nga “Betimi për Drejtësi”. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë