Aktakuzë ndaj burrit që dyshohet se e vrau bashkëshorten në Llaushë të Skenderajt
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Mitrovicë – Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.Q., që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes L.Q., nga fshati Llaushë i Skenderajt.
Siç njoftoi Prokuroria, i pandehuri akuzohet edhe për tri vepra tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK, si dhe “Dhuna në familje“, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.
Ndryshe, i akuzuari dyshohet se më 5 janar të këtij viti e ka kryer vrasjen./BetimipërDrejtësi