Aksidentohet një kamion dhe një motoçikletë, njëri nga ngasësit pëson lëndime trupore

policia-mos-kalo
Author

Raporton: Blerim JAKUPI

Maj 21, 2020

Ferizaj – Në fshatin Manastirc të Komunës së Ferizajt, ka ndodhur një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një motoçiklete me ngasës meshkuj kosovar.

Një gjë e tillë, është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti thuhet se ka ndodhur në mesditën e së mërkurës, ku si pasojë e aksidentit të shkaktuar, lëndime trupore ka pësuar njëri prej ngasëseve.

I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor. /BetimiperDrejtësi