Aksident trafiku në Suharekë, një person pëson lëndime trupore

policia-e1456584732283
Author

Raporton: Flutura Rraqi

Maj 22, 2020

Suharekë -Të enjten në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku, në mes një motori dhe një veture.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, motoçiklisti e ka goditur veturën civile, nga pakujdesia, me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Pas tretmanit mjekësor, i njëjti është liruar ndërsa rasti është duke u hetuar. /BetimipërDrejtësi