Prishtinë – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku thuhet se në aksident ishin të përfshira tri automjete dhe se me aksidentin.
“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore. Njësiti i trafikut është marrë me rastin”, thuhet në njoftim./BetimipërDrejtësi