Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen nëntë persona

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i mesditës të së premtes në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në fshatin Koreticë e Epërme.

Sipas njoftimit të Policisë, katër vetura janë përfshirë në aksident, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë