Prishtinë – Policia e Kosovës njofton se një vajzë është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar.
Sipas njoftimit të policisë rasti ndodhi shtunën në Veternik të Prishtinës, ku e lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK, raporton “Betimi për Drejtës”.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi që e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte një mashkull kosovar. E lënduara është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim /BetimipërDrejtësi