Aksident me fatalitet në Gjilan, vdes 76-vjeçari pasi u godit nga vetura
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Gjilan- Një 76-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes që mori nga vetura në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin.
“Ju njoftojmë se me datën 07.06.2022 rreth orës 11:22, në Gjilan afër Spitalit rajonal, Policia e Kosovës në Gjilan e ka pranuar informatë për një rast aksident trafiku me lëndime, të rënda. Dyshohet se një veturë në lëvizje ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime të rënda”, thuhet në njoftim.
Sipas Hashanit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ndihmën e shpejtë.
“Viktima është dërguar urgjent në Qendrën e Emergjente në Gjilan, ku edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjeku ka konstatuar se viktima shqiptar shtetas i Kosovës (1946) ka ndërruar jetë si pas e lëndimeve të pësuara në aksident”, tha ai.
I njëjti theksoi se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, kurse hetuesit e policisë së Kosovës, njësiti i trafikut rrugor, janë duke i hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ndodhë aksidenti. /BetimipërDrejtësi