Agjenti tregtar i akuzuar për përvetësim të 4.950 eurove nuk e pranon fajësinë
Raporton: Gzim SHALA
Vushtrri – Hajdar Mejzini, i akuzuar për “përvetësim gjatë detyrës zyrtare” në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore të Mitrovicë ka deklaruar se nuk e ndjen veten fajtorë për veprën penale për të cilën akuzohet.
Palët hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.
Gjyqtari Ali Mehmeti i ka njoftuar palët për kundërshtimet që mund të bëjnë, dhe se shqyrtimi i dytë në këtë çështje nuk do mbahet.
Sipas aktakuzës, Hajdar Mejzini akuzohet se si agjent tregtarë në kompaninë SHPK “Union”, ka kryer veprën penale “përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”. Sipas aktakuzës, në katër raste i pandehuri kishte marrë para për shitjen e mallit, por këto para nuk i kishte dorëzuar në arkën e të pandehurit por i kishte marrë për vete. Në katër rastet, ai i kishte shkaktuar palës së dëmtuar dëm në vlerë prej 4.950 euro.