Administrohen provat në rastin ku paditësit po kërkojnë vërtetimin e pronësisë që nga 2012-ta

Raporton: Adelina Ajeti

Gjilan- Gjatë shqyrtimit kryesor, të premten, në Gjykatën Themelore në Gjilan është bërë administrimi i provave materiale, në rastin ku paditësit Sh.B dhe R.B po kërkojnë vërtetimin e pronësisë dhe dorëzimin e paluajtshmërisë që nga 2012-ta.

Në fillim të shqyrtimit kryesor, gjyqtarja Mirvete Alidema ka njoftuar se mungon i padituri E.B. i cili ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt por mungesën nuk e ka arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi.

Përfaqësuesi i paditësit Sh.B., avokat Fadil Sinani ka deklaruar që meqë i padituri E.B ftesën e ka pranuar në mënyrë të rregullt dhe mungesën nuk e ka arsyetuar, i ka propozuar gjykatës që të vazhdohet me shqyrtimin kryesor të çështjes.

Ndërsa, i padituri E.B. ka propozuar që seanca mos të mbahet pa prezencën E.B.

Gjyqtarja Alidema ka aprovuar propozimin e përfaqësuesit e paditësit, avokatit Sinani që shqyrtimi gjyqësor të mbahet pa pranin e të paditurit të dytë E.B.

Shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me administrimin e provave materiale.

Pas administrimit të provave, seanca gjyqësore ka vazhduar me fjalën përfundimtare të palëve.

Përfaqësuesi i paditësit Sh.B, avokati Sinani tha se pas administrimit të provave konsiderojnë se është vërtetuar themelësia e kërkesë padisë së paditësve, andaj ka kërkuar nga gjykata që në tërësi të aprovojë kërkesë padinë e paditësve si të bazuar.

I padituri B. në fjalën përfundimtare ka kërkuar nga gjykata të merr vendim të drejtë për këtë çështje penale pasi që ajo rrugë ka qenë e kalueshme prej vitit 1968, dhe askush nuk ka pasur asnjë problem deri në vitin 2012, kur i ka ndodhur atij pas ndërtimit kolektiv.

Sipas padisë, paditësit janë pronarë të paluajtshmerisë e cila gjendet në Gjilan dhe evidentohen sipas certifikatës mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme, Zyra Kadastrale Komunale Gjilan. Paditësit me kohë u kanë bërë ofertë verbale të paditurve për shitjen e pasurisë (në fillim E.B. e më vonë edhe bashkëpronarit të tij E.B.) dhe të njëjtit kanë njoftuar se pjesën në fjalë, në sipërfaqe prej 94m2, mund ta blejnë nga paditësit me të njëjtin çmim sa është shitur toka ndërtimore ku është ndërtuar ndërtesa 7-katshe, me çmim të çdo metri katror nga 270,00 euro.

Në padi thuhet se të p  aditurit mohojnë se toka është e paditësve, duke theksuar se është komunale, nuk e kanë kompensuar paluajtshmerinë deri në ditën e ushtrimit të kësaj padie; paditësit nuk janë ftuar për lidhjen e ndonjë marrëveshjeje për kompensimin e paluajtshmerisë. Përpjekjet e pronarëve që të merren vesh deri më sot (sepse me E.B. janë edhe kushërinj )nuk kanë dhënë rezultate, madje mbi dy herë paditësit kanë qenë të ofenduar dhe të kërcënuar drejtpërdrejt dhe përmes telefonit, për çfarë R.B ka qenë i shtrënguar ta thërrasë edhe policinë.

Në padi thuhet se të paditurit kanë ndërtuar objektin e banimit në shtatë kate, kështu që një pjesë të kësaj paluajtshmërie në sipërfaqe prej 94 m2,të cilën e shfrytëzojnë me arsyetim “se nuk është pronë e paditësve dhe, madje, kanë shtruar pllaka betoni për parking dhe hyrje në ndërtesë, veçmas nga gushti 2011. Kësisoj,të paditurit pa autorizim dhe pa pëlqimin e paditësve (pronarëve) kanë hyrë në posedim në mënyrë të kundërligjshme.

Padi vazhdon ku thuhet se pasi që të paditurit e mohojnë se prona është e paditësve dhe nuk kanë kryer kurrfarë kompensimi lidhur me pronën në fjalë, paditësve u kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke hyrë në posedim me keqbesim edhe pse ua kemi tërhequr vërejtjen se kjo pronë është e jona./BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë