Abuzimet me pozita dhe shtesa në kundërshtim me ligjin

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Ndiqeni emisionin “Betimi për Drejtësi” ku është trajtuar tema “Abuzimet me pozita dhe shtesa në kundërshtim me ligjin”.

Dukuria e mbajtjes së shumë pozitave në të njëjtën kohë, nga zyrtarët publik, ka qenë problematikë e cila e ka përcjellë vazhdimisht shtetin e Kosovës. Këta zyrtarë publik, të cilët brenda orarit të rregullt të punës kanë ushtruar nga gjashtë-shtatë pozita, e kanë cenuar në vazhdimësi integritetin në sektorin publik. Për këto funksione të shumëfishta, këta zyrtarë kanë pranuar edhe mijëra euro në formë të shtesave dhe mëditjeve brenda vitit.

Për të parë se si ka ndodhur mbajtja e këtyre pozitave të shumëfishta dhe pranimi i shumave të mëdha parash, edhe pse praktikat e tilla janë të ndaluara me ligj, ndiqeni emisionin e plotë. /BetimipërDrejtësi

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë