93 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre për korrupsion

Raporton: “Betimi për Drejtësi”

Prishtinë – Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe prokuroritë themelore janë ngritur 93 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 105 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se dy prej tyre janë për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 37 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale nga kapitulli i korrupsionit “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë kundër një person për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë