9 persona të arrestuar gjatë 24 orëve mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19

Capture
Author

Raporton: Valentina SHAHINI – GRAJҪEVCI

Maj 22, 2020

Prishtinë – Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar 9 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Sipas këtij raporti, numri më i madh i të arrestuarve është në rajonin e Prizrenit, ku gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 4 raste, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 7 personave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, në rajonin e Prishtinës dhe në Departamentin e Kufirit  është  raportuar për nga një rast, më nga një person të përfshirë.

Sipas këtij raporti, në rajonin e Gjilanit, Gjakovës, Pejës, Ferizajt, në Mitrovicën e Veriut dhe Mitrovicën e Jugut nuk është raportuar për asnjë rast të ndodhur brenda 24 orëve. /BetimipërDrejtësi