83 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, gjashtë prej tyre për dhunë në familje
Raporton: “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 83 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 97 persona.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se pesë prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 8 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve për vepra të ndryshme penale.
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Kurse, një akatakuzë për të njëjtën vepër penale ndaj një personi e ka ngritur Prokuroria Themelore në Mitrovicë. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.