8 muaj burgim për Hasan Hotin, gjendet fajtor se kishte paguar rrymën me para të Komunës së Rahovecit

Raporton: Fjolla GAXHA

Gjakovë – I akuzuari Hasan Hoti zyrtar për paga dhe pagesa në Komunën e Rahovecit u dënua me tetë muaj burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Hoti u fajësua se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare duke paguar me buxhet të komunës rrymën elektrike tek dy njehsorë privat, të regjistruar në emër të Nazmi Hajdes dhe Gani Gashit. Banesa e Nazmi Hajdes më vonë ishte blerë nga i akuzuari Hasan Hoti. Ai është obliguar t’i paguaj edhe shpenzimet e procedural dhe ekspertizën financiare. Gjithashtu gjykata e ka obliguar që brenda afatit prej 1 muaji nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi t’ia ktheje shumën e dëmit prej 2,371.91  eurove Komunës së Rahovecit.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Hasan Hoti akuzohet se kishte keqpërdorur detyrën zyrtare derisa kishte ushtruar pozitën e zyrtarit për paga dhe pagesa në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Aktakuza e ngarkon Hotin se gjatë periudhës kohore prej tetorit 2010 deri më 22 prill 2014 se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare, duke paguar fatura të rrymës të dy shpenzuesve privat të energjisë elektrike, Gani Gashi dhe Nazmi Hajdës, të dy nga Rahoveci. Këto fatura i akuzuari Hoti i kishte paguar nga buxheti i Komunës së Rahovecit, duke dëmtuar buxhetin e komunës në shumën prej 2.371.90 euro.

 

 

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë