Mjeku Luan Mustafa mohon t’i ketë marr ryshfet 500 euro nga pacientja për ta operuar

Raporton:Syzana REXHEPI

Gjilan – Luan Mustafa mjek nënë Spitalin Regjional të Gjilanit, i cili akuzohet për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” për shkak se kishte kërkuar para për operimin e pacientes, ka mohuar kryerjen e veprës..

Në seancën e së martës të mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan, para se mbrohet i akuzuari, ka dëshmuar Fatime Osmani, nëna e të dëmtuarit Muhamet Osmanit. Ajo tha se nuk çka të deklarojë tjetër, vetëm se e ka mbështetur në tërësi deklaratën e dhënë në prokurori.

Pas kësaj, shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar me mbrojtjen e të akuzuarit Luan Mustafa. Ai tha se prej vitit 2002 e deri më tani punon si mjek-kirurg në Spitalin Regjional të Gjilanit dhe se asnjëherë nuk kishte kërkuar para askush dhe as nga Muhameti për t’ia operuar nënën e tij. Ai tha se nuk ka kërkuar të holla për blerjen e penjve. Vetëm se e kishte njoftuar të dëmtuarin se ky operacion mund të bëhet edhe në Spitalin Aloka në Prishtinë ku aty ishte shef i kirurgjisë por  kosto është shumë e lartë.

Në pyetjen e avokatit mbrojtës Shemsedin Pira se a e ka njohur të dëmtuarin me herët, i akuzuari Mustafa tha se asnjëherë me parë nuk e ka  njohur edhe pse i kishte operuar disa anëtarë të familjes së tij.

Me kaq ka përunduar seanca e së martës, ndërsa mbrojtjen, i akuzuari Mustafa  do ta vazhdoi më 26 shtator 2016, me fillim në ora 13.00, ku do të merret në pyetje nga prokurori dhe anëtarët e trupit gjykues.

Ky shqyrtim gjyqësor po zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themlore në Gjilan, ku Luan Mustafa akuzohet se më 28 dhjetor 2013, në Spitalin Regjional të  Gjilanit ku në cilësinë e personit zyrtar, si kirurg në spitalin e lartë përmendur, i cili pranon dhuratë me qëllim të përfitimit për vete, ku nga i dëmtuari Muhamet Osmani kishte kërkuaf 500 euro për kryerjen e operimit të nënës së tij. Policia në zyrën e tij në spital kishte bastisur, kishte gjetur 500 euro, të cilat i kishte konfiskuar dhe të njëjtin e kishin arrestuar.

 

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni mirë me këtë, por ju mund të hiqni dorë nëse dëshironi. Prano Lexo më shumë