50 kandidatë për zyrtarë korrektues në burgje nënshkruajnë kontratat me SHKK-në
Raporton; “Betimi për Drejtësi”
Prishtinë – Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot kanë nënshkruar kontratat 50 kandidatë për zyrtarë korrektues të rinj.
Siç thuhet në njoftim, ata do të fillojnë trajnimin shtatë mujor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike nga e hëna, derisa pas përfundimit pritet të fillojnë angazhimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe në Qendrën Korrektuese të Dubravës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në ceremoni morën pjesë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sami Gashi dhe zyrtarë të lartë të SHKK-së./BetimipërDrejtësi